Shqipëri, mbi 8 miliardë euro investime të huaja

11:29 / 3.08.2012
Deri në fund të vitit 2013, investimet në Shqipëri pritet të shënojnë shifra rekorde, duke arritur në mbi 8 miliardë euro. E gjithë kjo sipas ekspertëve të ekonomisë po arrihet, pasi Shqipëria është shndërruar në një vend të besuar dhe me një qeveri shumë të besuar për biznesin ndërkombëtar dhe atë shqiptar.

Vetëm një vit më parë, Shqipëria dëshmoi të jetë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Por edhe këtë vit, sërish mbetet vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon, edhe pse nën presionin e një krize ekonomike europiane dhe botërore të pamohueshme.

Por, nga ana tjetër, reformat mbi trevjeçare, të cilat u vunë në zbatim nga qeveria aktuale kanë filluar që të japin frytet e konfirmuara dhe nga raporti më i fundit i Bankës Botërore lidhur me ecurinë e investimeve të huaja në Shqipëri, duke dëshmuar atë që vendi ynë po ndryshon imazhin tek investitorët e huaj dhe që interesi i tyre po vjen gjithnjë e më shumë vetëm në rritje.

Duke vënë theksin në dy risqet kryesore për investimet e huaja, për të cilat qeveria shqiptare ka përmirësuar të gjithë kuadrin legjislativ, ekspertë të ekonomisë e cilësojnë të domosdoshëm, krijimin e një niveli lidhjeje për thithjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në këtë drejtim, nevojën e një lidhjeje dhe komunikimi të vazhdueshëm midis diplomacisë dhe biznesit e kanë theksuar edhe përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, që sipas tyre, imazhi i një vendi duhet të përkthehet sa më parë në investime konkrete. Referuar të dhënave që paraqesin specialistë të ekonomisë vihet re se, energjetika është sektori që ka thithur më shumë investime këtë vit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.