Shqipëri, rritet inflacioni

16:57 / 6.07.2012
Instituti i Statistikave INSTAT ka bërë të ditur se janë ulur çmimet në krahasim me një muaj më parë, por janë rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit të INSTAT çmimet e ushqimeve janë rritur me 2.7 për qind në krahasim me qershorin e 2011. Nëngrupi i transportit me 3.2 për qind, shëndeti me 3.2 për qind si dhe me 1.3 për qind ujë, qera dhe lëndë djegëse.

Por duke krahasuar me një muaj më parë sipas raportit të INSTAT çmimet janë ulur. Për qershorin nëngrupi zarzavate përfshirë dhe patatet kanë pësuar uljen më të madhe me 12.2 për qind.

Specialistja e sektorit të çmimeve pranë INSTAT, Irena Lumi, sqaroi ndër të tjera se gjatë muajit qershor ka pasur edhe një ulje të çmimit të karburanteve përkatësisht nafta me 2.7 për qind dhe benzina me 2.2 për qind.

Inflacioni për muajin qershor ndërkohë arriti në shifrën e 2.2 për qind, duke shënuar një tendencë rritje. Ndërkohë që në 5 mujorin e parë të vitit ky tregues ka qenë nën 2 për qind. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.