Shqipëri, troket kriza energjetike

15:56 / 13.09.2012
Para pak ditësh kompania CEZ i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë përmes një letre zyrtare, ku i bën të ditur se nuk mund të përmbush dot më detyrimin ligjor për të importuar energji. Në letër kompania ceke i shpjegon Entit se ndodhet në gjendje të vështirë financiare dhe se nuk ka para për të blerë energji nga jashtë. Lajmi konfirmohet edhe nga burime zyrtare brenda entit. Por kjo letër është vetëm maja e ajsbergut e krizës së rëndë që po përfshin sektorin energjetik, tashmë jo më vetëm financiare, por edhe krizë prodhimi.

Ndërprerja e importeve nga CEZ, po shteron me shpejtësi rezervën hidrike të vendit, pasi për të mos lejuar ndërprerjet e energjisë qeveria po detyron KESH-in që të furnizojë të gjithë sasinë e energjisë që konsumohet. Sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy muaj, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë me mbi 20 metra dhe po shkon drejt pikës kritike.

Aktualisht niveli i ujit në basen ndodhet poshtë 270 metra dhe bie çdo ditë nga 50 centimetër. Nëse kjo situatë vazhdon edhe për pak kohë prodhimi vendas rrezikohet seriozisht.
Ekspertët i thonë Top Channel se vendi po shkon me shpejtësi drejt një krizë të rëndë energjetike dhe tashmë alarmi ka mbërritur edhe në qeveri. Një ditë më parë është zhvilluar një mbledhje urgjente mes Kryeministrit dhe drejtuesve të sektorit energjetik të vendit, ku janë diskutuar një sërë skenarësh, madje edhe nga ata që kohë më parë ishte vështirë për t'u imagjinuar. Por zgjidhjet nuk duken të shumta. Për të evituar krizën të paktën derisa të nisin reshjet, Shqipërisë i duhet ti rikthehet importeve masive të energjisë dhe ekspertët llogarisin se kjo do të kërkojë mesatarisht 15 deri në 20 milionë euro në muaj, para që buxheti nuk i ka.

Por edhe nëse qeveria do rrisë borxhin duke detyruar KESH-in që të nisë importet, sërish mbetet për t'u zgjidhur problemi i CEZ. Ligji parashikon se në rast se kompania ceke nuk plotëson detyrimin ligjor për të importuar energji, Enti Rregullator është i detyruar të ndërmarrë sanksione, fillimisht me gjobë dhe më pas nëse situata nuk ndryshon ligji parashikon masa të tjera më të rënda, që e vënë sektorin energjetik përballë disa skenarëve të rrezikshëm, jo vetëm për të por për gjithë ekonominë e vendit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
15:41 / 21.05.2013

Bosnja e rrit interesimin për bashkëpunim me Kosovën

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka marr pjesë në takimin rajonal të bizneseve në Tiranë, ku dhe ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.