Shteti borxhli i bizneseve

10:02 / 5.10.2012
Nuk janë vetëm bizneset borxhlinj të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK). Edhe kjo e fundit vlerësohet se mban miliona euro para të bizneseve në arkën e vet, e cila gjë po e rrezikon likuiditetin e ndërmarrjeve. Bëhet fjalë për vonesat në kthimin e Tatimit për Vlerën e Shtuar(TVSH) të bizneseve, ndonëse sipas Ligjit, çdo kërkesë e tillë e tatimpaguesit duhet të realizohet brenda 60 ditëve, mirëpo në shumë raste vonesat janë edhe më të mëdha.

Sipas Ligjit mbi TVSH-në, personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin (kthimin) e tatimit të paguar më tepër nëse: Personi i tatueshëm e bart shumën e tatimit të paguar më tepër për një periudhë të pandërprerë prej gjashtë muajve dhe shuma e tatimit të paguar më tepër i tejkalon pesëmijë euro, etj.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), thotë se bizneset e ndryshme në vazhdimësi ankohen në vonesat për kthim të TVSH-së nga Administrata Tatimore e Kosovës(ATK). “Ka edhe anime nga ATK në përmbushjen e kërkesave të bizneseve për kthim të TVSH-së”, shprehet Gërxhaliu.

Kreu i OEK-ut sqaron se së fundi kanë pasur një ankesë nga një afarist nga Shqipëria, i cili ka investuar në Kosovë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e ushqimit të kafshëve.

Si pasojë e vonesave në kthimin e TVSH-së nga ATK-ja, sipas tij, fabrika është mbyllur, me ç’rast 90 punëtorë kosovarë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe njëkohësisht në mungesë të prodhimit vendor është rritur importi i ushqimit të kafshëve nga Serbia ka shënuar rritje.

Në anën tjetër, Sakip Imeri, zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK), thotë se në shumicën e rasteve rimbursimi i TVSH-së bëhet brenda afatit ligjor prej 60 ditëve, mirëpo, sipas tij, ndodhë që të ketë edhe vonesa më të mëdha në këtë drejtim. “Vonesat ndodhin tek rastet më të komplikuara, ku kërkohet verifikim i dokumentacionit, i cili nuk kompletohet nga tatimpaguesit”, shprehet Imeri.

Edhe në raportin e buxhetit të Kosovës për periudhën janar-gusht 2012, të përgatitur nga Ministria e Financave, shihen vonesa në këtë drejtim tek ATK-ja. Progresi ndaj planit tek kthimet nga ATK-ja gjatë kësaj periudhe kohore është vetëm 61 për qind, ndërsa tek institucioni përgjegjës për grumbullimin e të hyrave kufitare, Doganat, kthimet arrijnë në 79 për qind. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.