Shtohen sipërfaqet e mjedrës

16:47 / 31.07.2012
Me kultivimin e mjedrës do të merren edhe 47 fermerë të rinj në komunën e Shtërpcës, të cilët kanë përfituar grante investive nga programi për Ndërmarrës të Rinj të USAID-it. Këto grante ju kanë mundësuar këtyre fermerëve që t’i realizojnë idetë e tyre në agrobiznes dhe t’i shtojnë sipërfaqet e mbjella me prodhimtarinë e mjedrës.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për këta fermerë të rinj, ministri i Bujqesisë, Blerand Stavielci, tha se nënsektori i pemëve të imëta duke përfshirë mjedrën, manaferrën dhe dredhëzën, viteve të fundit po shënon një ekspansion në tërë territorin e Kosovës dhe gjithnjë e më shumë po rritet edhe numri i fermerëve që i kultivojnë këto kultura bujqësore. “Në këtë formë, me grante të tilla dhe me përkrahjen e Qeverisë dhe donatorëve të tjerë, mund të ngrihen edhe më shumë aftësitë sipërmarrëse të fermerëve të Shtërpcës dhe komunave të tjera të vendit tonë. Ne si ministri kemi krijuar edhe programet tona mbështetëse për kulturat e pemëve të imëta, në veçanti për manaferrën e mjedrën dhe sivjet do të ketë përfitues edhe më shumë, në këtë komunë dhe në të gjitha komunat tjera”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, tha se përmes këtyre granteve investive, 47 fermerëve të rinj ju ka mundësuar kultivimi i mjedrës në sipërfaqe të reja, të cilat do të ndikojnë në shtimin e prodhimtarisë së kësaj kulture bujqësore. “Kjo mbështetje do t’ju mundësojë 47 përfituesve të granteve të blejnë edhe pajisje, fidanë dhe materiale të tjera të nevojshme për zgjerimin dhe kultivimin e mjedrave. Vlera e përgjithshme e mbështetjes së programit të USAID-ut për këta fermerë arrin shumën prej rreth 93 mijë dollarë”, tha drejtoresha Shauket.

Prodhimtaria e mjedrës në komunën e Shtërpcës, sipas kryetarit të kësaj komune, Bratislav Nikolic, është mjaft e lartë dhe kjo është njëra nga veprimtaritë kryesore, sipas tij, më të cilën merren banorët e kësaj ane. Ai tha se viteve të kaluara është arritur një rekord i prodhimit të mjedrës, ndërsa sipërfaqe të mbjella me kulturën e mjedrës në këtë komunë janë rreth 30 hektarë. Ndërkaq, njëri nga përfituesit e këtyre granteve, Ivan Velkovic, tha se përmes këtij programi ka arritur të realizojë idenë e tij për të bërë agrobiznes, të cilën do ta zhvillojë dhe zgjerojë edhe më shumë në të ardhmen.

Vlera e përgjithshme e këtyre granteve investive arrin shumën prej 73 mijë e 600 euro dhe 47 fermerët përfitues përmes kësaj përkrahje kanë shtuar edhe 7 hektarë të rinj me këtë kulturë bujqësore. Ndërsa, përfitues të granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në komunën e Shtërpcës janë gjithsej 94 fermerë dhe vlerë e përkrahjes arrin në rreth 66 mijë euro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.