Shtrenjtohet nafta
Nafta Brent e Londrës, të premten arriti vlerën mbi 106 dollarëve për fuçi në tregtinë aziatike, për shkak të shqetësimeve për një mungesë të furnizimit nga Lindja e Mesme dhe Deti i Veriut. Por pritshmëria e lartë për ngadalësim të ekonomisë globale ka kufizuar fitimet.Kongresi në SHBA, miratoi një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit, që ka për qëllim të ndëshkojë bankat, kompanitë e sigurimeve dhe transportuesit që ndihmojnë Iralin të shesë naftë.
Ndërsa në Detin e Veriut, riparimet që po kryen Britania e Madhe pritet të ulin prodhimin në Shtator. Për këtë arsye nafta Brent e Londrës u rrit me 47 cent në 106.37 dollarë për fuçi dhe nafta Bruto Amerikane u rrit me 46 cent në 87.59 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët e naftës, pritet të publikojnë humbje për të dytën javë me radhë. /Telegrafi/