Sigurimi i KEK-ut, rasti deri në Gjykatën Supreme

15:03 / 28.09.2012
Tenderi për sigurimin e objekteve të KEK-ut vazhdon të jetë temë aktuale. Kompania e sigurimeve “BesaSecurity” me këmbëngulësi thonë se në këtë tender ka pasur shkelje të mëdha. Sipas tyre, është shkelur Ligji i Shërbimeve Private të Sigurisë, Ligji për Prokurim Publik dhe Udhëzimi Operativ i Prokurimit.

Përfaqësues të kompanisë “Besa Security” i kanë bërë thirrje drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj që të mos e nënshkruaj kontratën me konzorciumin Security Code dhe WDG, të cilët kanë fituar tenderin, shuma e të cilit arrin rreth gjashtë milionë euro.

Granit Hasani, drejtor gjeneral në kompaninë e sigurimeve “BesaSecurity” ka thënë se do t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. “Nuk do të ndalemi, për t’u ankuar edhe në institucionet e tjera përkatëse për drejtësi të cilat besojë se së shpejti me punën e tyre do të vinë në realizimin e të drejtave tona si kompani”, tha ai.

“Kjo ka filluar nga disa institucione, duke filluar nga vet autoriteti kontraktues, Komisioni i Rivlerësimit, nga KRPP-ja, si dhe nga OSHP-ja, sepse me vendimet e tyre kanë shkelur ligjet në anën tjetër që janë përkatëse për kompanitë e sigurimeve”, theksoi Hasani.

Ndërsa, Skender Sopjani, menaxher në kompaninë “Rojet e Nderit”, e cila ka qenë një nga kompanitë konkurruese, tha se OSHP-ja këtë tender nuk e ka kthyer fare në rivlerësim. “Gjithë kjo histori e prokurimit besojmë se ka ardhur me qëllim të caktuar , për t’u arritur një nënshkrim kontrate në ndonjë interes të një personi apo individi të caktuar. Nëse kjo kontratë do të nënshkruhet nga ndonjë kopani e papërgjegjshme, ne do të vazhdojmë ne procedura ligjore në të gjitha instancat”, theksoi Sopjani, raporton Koosvapress.

KEK-u ka gjithsej 91 objekte për ruajtje për t’u vëzhguar në mënyrë elektronike.
Sipas “BesaSecurity”, në këtë konzorcium fitues ka kanë mungesë të licencës dhe se në këtë proces ka mos-përmbushje të nënkritereve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.