Sindikalistët kritikojnë Ministrinë e Bujqësisë

16:04 / 13.06.2012
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë se nuk i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve. Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë theksojnë se përgatitjet për fushatë kanë filluar me kohë.

Nëse Ministria e Bujqësisë nuk i subvencionon kombajnerët me 50 për qind të çmimit të naftës, atëherë çmimi për hektarë mund të rritet në 150 euro. Ky konstatim doli nga kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve Tahir Tahiri, i cili tha se është dashur që Ministria e Bujqësisë të hartojë plan të hollësishëm deri tani.

“Ende nuk kemi informacione që Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoritë Komunale i kanë formuar shtabet për korrje-shirje. Po ashtu nuk kanë bërë plane për fushatë, si dhe nuk kanë bërë përgatitje tjera për të parë numrin e kombajnave që do të angazhohen në fushatë dhe gjendjen e tyre teknike”, tha Tahiri.

Menjëherë ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Zëdhënësi Adil Behramaj, zëdhënës i ministrisë, tha se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe fushata do të fillojë brenda afatit optimal.

“Ua kemi dërguar kërkesat Drejtorive Komunale për Bujqësi që t`i identifikojnë autokombajnat që do të përfshihen në fushatën e korrje-shirjeve. Deri të premten duhet t`i dërgojnë evidencat. Po ashtu ne kemi bërë edhe kërkesën zyrtare ne kryeministri për një fond për subvencionimin e derivateve të naftës dhe me rishikimin e buxhetit, pas muajit qershor, do të dimë saktësisht se sa do të ketë subvencione”, tha Behramaj.

Sipas Behramajt, sapo të arrijnë evidencat nga komunat për numrin e autokombajnave do të formohet komisioni në nivel qendror dhe lokal për fushatën e korrje-shirjeve. Ndryshe, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit janë të mbjella rreth 84 mijë hektarë me grurë, raporton RTK. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.