Sindikata e PTK-së mbështetë ndërrimin e kodit telefonik

16:01 / 10.09.2012
Federata Sindikale e Pavarur (FSP), e punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës, përkrahin rezolutën e Kuvendit të Kosovës për heqjen e prefiksit të Serbisë +381,Monakos +377 dhe Sllovenisë +386 dhe përdorimin e prefiksit të Republikës së Shqipërisë +355 deri sa Kosovës ti ndahet nga ITU Kodi i saj.

Sipas kësaj, sindikate edhe pse i vonuar prapë se prapë heqja e prefiksit të Serbisë +381 dhe vendimi që Kosova të shërbehet me prefiksin +355 të Shqipërisë është i mirë se ardhur dhe shumë i qëlluar. “Neve si FSP-PTK, këtë shqetësim e kemi ngritur me dhjetëra herë si në takimet me institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Ftojmë Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Autoritetin Rregullativë të Telekomunikacionit në Kosovë dhe të gjitha institucionet e tjera në Kosovë që të reagojnë në zbatim të kësaj rezolute”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu Sindikata e punëtorëve të PTK-së kërkon që Qeveria e Kosovës respektivisht Komisioni për Privatizimin e Ndërmarrjeve Publike menjëherë duhet të marrë vendim për anulimin e vendimit për privatizimin e 75 për qind të aksioneve në PTK dhe që procesi i privatizimit të PTK-së, të ndalet. “Mos anulimi i procesit të privatizimit të PTK-së, do të thotë mos zbatim i rezolutës së Kuvendit të Kosovës”.

Po ashtu ndalja e procesit të privatizimit të PTK-së dhe zbatimi i prefiksit të ri do të thotë rritje e vlerës së PTK-së.

Sipas kësaj sindikate për shfrytëzimin e këtyre prefikseve, Kosova ka paguar deri tani mbi 500 milionë euro dhe vazhdon të paguan ende mjete të mëdha financiare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
10:01 / 26.05.2013

Punëtorët nuk i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë ende nuk respektohen në nivel të kënaqshëm. Kështu thonë punëtorë dhe drejtues t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.