Sistemi hekurudhor me mundësi të shumta për zhvillim

16:46 / 12.12.2012
Shumë mundësi ka për zhvillimin e sistemit hekurudhor në Kosovë, thuhet në Studimin e Fizibilitetit për rehabilitimin e linjave hekurudhore. Sipas këtij studimi, është lehtë e mundshme dhe e nevojshme ndërtimi i linjës hekurudhore Prishtinë – Aeroport.

Linja Hekurudhore Fushë Kosovë – Podujevë, me zgjerimin e mëtejshëm të tunelit në Merdar, nëse do të ishte funksionale do të siguronte qasje në Korridorin X në Nish, thuhet në raport.

Linja Fushë Kosovë -Pejë, mund të sigurojë lidhje afatgjate me rrjetin hekurudhor malazez. Linja Klinë - Prizren, në të ardhmen mund të sigurojë qasje në rrjetin shqiptar, pasi që vetëm 20 km mungon nga Prizreni deri në kufi. Të gjitha këto linja, një pesë e të cilave janë në funksion, me pak investime mund të krijojnë kushte për rritjen e shpejtësisë aktuale, theksoi menaxheri i projektit, Enes Covrk. “Sipas kalkulimeve tona, në vend të shpejtësisë maksimale nga 60 mund të operohet me shpejtësi 65-70 km për trena të mallrave dhe 85 km për trena të udhëtarëve. Nga Fushë Kosova për Pejë, mund të rritet shpejtësia po ashtu së paku 10 km/h, vende -vende edhe më shumë”, tha Covrk.

Në studim u tha, se mungon linja e gjatë prej vetëm 6.6 kilometrash që do të lidhte qytetin e Prishtinës nëpërmjet linjës Fushë Kosovë - Pejë me Aeroport. Kjo linjë është shumë e kërkuar, por ka edhe donatorë të interesuar, theksoi kryeshefi ekzekutiv i Infrekos, Agron Thaçi.

“Dje kemi pas takimin edhe me Bankën Europiane për investim, por edhe me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ata si edhe Banka Botërore janë shumë të interesuar të ofrojnë kredi të buta, afatgjate, me norma shumë të ulta të interesit dhe ne jemi duke përgatitur projekte të paraqesim”, tha Thaçi për radion Blue Sky.

Sipas tij, për linjat e tjera do tu paraqiten projekte donatorëve potencialë. Studimi i Fizibilitetit është kryer nga projekti i Bashkimit Europian, konsorciumi COWI-IPF. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.