Slloveni, kreditë e këqija 11.8 %
Kreditë e këqija në Slloveni janë rritur në 11.8 për qind në muajin mars, duke arritur në rreth 6 miliardë euro. Sipas Institutit makroeknomik të qeverisë, kreditë e këqija u rritën me 300 milionë euro në mars.Kjo ka qenë rritja më e madhe mujore, kryesisht si pasojë e kredive me probleme të sektorit të ndërtimit.
Numri i kredive për sektorin jo-financiar ka vazhduar të bjerë këtë vit, me 1.7 për qind kundrejt vitit paraardhës për prillin. Qeveria ka parashikuar se ekonomia se ekonomia do të tkurret me 0.9 për qind për këtë vit. /Telegrafi/