Sot tenderi për privatizimin e Albpetrol

9:13 / 7.09.2012
Kompanitë gjigande botërore përplasen për të marrë kompaninë shqiptare Albpetrol. Një ndër privatizimet më të rëndësishme të realizuara në Shqipëri ka sjellë një betejë të fortë mes fuqive më të mëdha ekonomike botërore, mes tyre dy shoqëri amerikane, gjigandi rus GAZPROM si dhe një komani kineze me emrin GPRO.

Qeveria shqiptare ka përcaktuar ditën e sotme si afatin e fundit të dorëzimit të ofertave dhe deri tani kanë tërhequr dokumentet e tenderit 19 kompani. Kështu sot në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, do të zhvillohet hapja e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë Albpetrol.

Sipas të dhënave përcaktohet se është hera e parë që privatizimi i një kompanie shqiptare tërheq në garë kompani nga tri superfuqi si SHBA, Kina dhe Rusia, të cilat janë njëkohësisht edhe tre nga vendet që vendosin ekuilibrat energjetike në botë.

Ajo që është interesante dhe vlen të theksohet është fakti se në vendin tonë ka ardhur pikërisht përpara hapjes së ofertave për tenderin e "Albpetrol", zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, i cili do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të javës, pra edhe dy ditë pas mbylljes së tenderit.

Zyrtari i lartë amerikan ndërkohë ka realizuar takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Privatizimi 100 për qind i aksioneve të "Albpetrol" synon të sigurojë investime private në zhvillimin e sektorit, përmirësim të teknologjisë, sistem menaxhimi me standarde mjedisore, liberalizim të tregut të hidrokarbureve. Sipas studimeve gjeologjike, Shqipëria ka rezerva mbajtëse të naftës në nëntokë në 480 milionë tonë, që kërkojnë investime për t`u bërë të shfrytëzueshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.