Spanja dhe Qipro kërkojnë zyrtarisht ndihmë për bankat

21:20 / 25.06.2012
Spanja, një nga ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, të hënën kërkoi zyrtarisht ndihmë për sistemin bankar në vështirësi. Ndërkohë, edhe Qiproja, një nga vendet më të vogla të Eurozonës, po kërkon ndihmë për bankat e vendit me probleme financiare.

Dy kërkesat për ndihmë nga jashtë nga Madridi dhe Nikozia fillojnë një javë me pasiguri ekonomike të bllokut 17-vendesh të Eurozonës, ndërsa udhëheqësit e vendeve anëtare do të mbajnë të enjten dhe të premten në Bruksel një takim të Bashkimit Evropian.

Spanja kërkoi 125 miliardë dollarë për bankat që bartin hua të këqija nga pasuritë e patundshme. Por Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Margallo tha se hollësitë e paketës së ndihmave do të përcaktohen më vonë, përfshirë kushtin në se borxhi do të paguhet nga Qeveria spanjolle, apo nga vetë bankat.

Ndërkohë, kompania financiare Fitch e uli nivelin e kreditimit për Qipron. Bankat e këtij vendi janë tepër të ekspozuara ndaj blerjeve të borxhit qeveritar nga Greqia fqinjë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.