Spanjë, ministrat pa pushime për shkak të krizës

16:18 / 30.07.2012
Paqartësia ekonomike në Spanjë është bërë shkak që anëtarët e qeverisë këtë vit ta kalojnë pa pushime. Kryeministri dhe ministrat që zakonisht muajin e gushtit e kalojnë në pushim, këtë vit kanë mbetur të detyruar të punojnë.

Sipas informacioneve të përhapura nga burimet e Kryeministrisë, Kryeministri Mariano Rahoj rreth datave 3, 24, dhe 31 gusht ka planifikuar të bëjë mbledhje me Këshillin e Ministrave, ndërkohë që mendohet se mbledhje mund të organizohen edhe në data të tjera të muajit gusht.

Burimet e Kryeministrisë spanjolle vunë në dukje se "gjatë vitit të ardhshëm do të krijohen mundësi për pushime" dhe rikujtuan se gjatë dy viteve të fundit edhe qeveritë e mëparshme kanë marrë vendime të ngjashme.

Kryeministri Mariano Rahoj i cili pushimet e vitit të kaluar i kishte kaluar në rajonin e Galicias së bashku me familjen e tij, këtë vit do të shkojë atje vetëm për disa ditë. Edhe ministrat do të bëjnë pushime të shkurtra disa ditore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.