Spanjë, papunësia në nivel rekord
Papunësia spanjolle në tremujorin e dytë sipas statistikës zyrtare ka prekur nivelin më të lartë historik që nga mesi i viteve 1970, kohë kur vendi ju rikthye demokracisë. Sipas statistikës kompanitë private të Spanjës të frikësuara nga recesioni i gjatë dhe kriza e besimit tek konsumatorët kanë reduktuar numrin e vendeve të punës. Në tremujorin e dytë papunësia në Spanjë u rrit në 24.6 për qind kundrejt 24.4 për qind në tremujorin e parë.Shifra është më e mirë se parashikimi për rritje të papunësisë në 24.9 për qind por megjithatë nuk është aspak lajm i mirë fakti që 5.7 milionë spanjollë janë aktualisht të papunë. Në koment të statistikës analistët tha se "është një shembull i qartë i situatës së vështirë në të cilën gjendet ekonomia spanjolle dhe tregues se nuk ka asnjë shans të regjistrojë rritej pozitive në terma afatshkurtra” për analistët statistika e raportuar është paralajmërim për thellim të recesionit në tremujorin e tretë.
Shifra është më e larta që nga viti 1976 kur nisi të mbahej kjo statistikë. Që nga viti 2008 ekonomia e Spanjës ka qenë në recesion ose në stanjacion. Recesioni ka nisur në tremujorin e parë të këtij viti dhe për shumicën e analistëve do të zgjasë deri në mesin e vitit tjetër.
Edhe qeveria është pesimiste. Në javën e kaluar qeveria tha se nuk pret që papunësia të bjerë poshtë 22 për qind të paktën deri në vitin 2015. tashmë një e treta e të papunëve në eurozonë janë qytetarë spanjollë dhe më shumë se 50 për qind e të rinjve më pak se 26 vjeç janë të papunë. /Telegrafi/