Spanjë trondit tregjet

13:33 / 23.07.2012
Frika se rajonet spanjolle mund të ndjekin Valencian e të kërkojë ndihmë financiare nga Madridi kanë tronditur tregjet. Një gazetë lokale në Murcia, një nga rajonet më të vogla të Spanjës, duke cituar krerët e rajonit tha se ata do të kërkojnë ndihmë deri në 300 milionë euro.

Të premten Valencia kërkoi nga qeveria qendrore për një shpëtim financiar. Yieldet e obligacioneve 10-vjeçare spanjolle u rritën në 7.4 për qind teksa euro ra kundrejt yen-it. Shumë prej rajoneve të Spanjës kanë nevoja të larta të huamarrjes dhe spekulimet se një numër i tyre do të ndjekë Valencian janë në rritje ndërkohë që vetë Madridi ka patur probleme sa i takon huamarrjes.

Në tregjet aziatike gjatë natës euro ra kundrejt yen-it japonez i cili ka vepruar si një monedhë e sigurt që nga 2008 -ta në krizën financiare mes frikës se problemet e borxhit në Spanjë janë përkeqësuar. Euro ra në 94.37 yen, niveli i saj më i ulët që nga Nëntori 2000. Analistët thanë se zhvillimet në Spanjë dhe kriza e borxhit në Eurozonë u përkeqësua dhe u përhap në ekonomitë më të mëdha të rajonit.

Eurozona është një treg i rëndësishëm për eksportet aziatike dhe ka shqetësime se kërkesa nga rajoni mund të ulët në të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë një euro më e dobët i shton problemet e eksportuesve aziatike pasi i bën mallrat e tyre më të shtrenjtë për blerësit e rajonit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:09 / 18.05.2013
Çiljeta Xhilaga, Foto: FB

Çiljeta e gatshme për fëmijë të tjerë

Çiljeta Xhilaga e ka ëndërruar ditën kur do të bëhej nënë dhe ka thënë se në të ardhmen mund të lindë edhe fëmij...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.