Spanjë, bankierët në grevë

9:33 / 10.01.2013

Punonjësit e bankës së Spanjës kanë zhvilluar protesta dhe janë futur në grevë në shumë nga qytetet spanjolle.

Kjo grevë është organizuar në shenjë reagimi ndaj drejtorëve të kësaj banke për të shkurtuar mijëra vende pune.

Në Madrid protestuesit janë mbledhur përballë selisë qendrore të bankës Bankia.

Në nëntor të 2012 kjo bankë me anë të një njoftimi bëri të ditur shkurtimin e 6 mijë vendeve të punës, që përbën një shkurtim prej 26 për qind të stafit të saj. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.