Spiegel: BQE, me kufi për interesin e bonove

15:10 / 20.08.2012
Revista gjermane Spiegel raportoi në fundjavë se Banka Qendrore Europiane po shqyrton mundësinë që të vendosë një kufi për interesin e paguar në blerjen e bonove të anëtarëve me probleme të financimit në eurozonë. Sipas revistës, në rast se interesi do të jetë përmbi kufirin që do të vendoset, atëherë banka do t’i blejë vetë këto bono.

Kufiri do të vendoset mbi bazën e një diference tavan që do të kenë bonot e anëtarëve të Eurozonës, në raport me bonot e Gjermanisë. Një vendim i tillë pritet të shkurajojë spekulimin me bonot sovrane të Eurozonës. Raportimi u bë nga revista e përjavshme “Spiegel”, e cila duke ju referuar burimeve tha se një vendim i tillë pritet të diskutohet dhe të merret në takimin që banka do të zhvillojë në fillim të muajit shtator. Vendosja e kufirit do të jetë një sinjal i qartë për lojtarët e tregut se cili është interesi që banka qendrore vlerëson si të pranueshëm.

Zyrtarisht Banka Qendrore Europiane nuk ka bërë asnjë reagim për këtë raport. Nëse do t’i referohemi deklaratave të presidentit Mario Dragi në fillim të muajit, mund të rezultojë që raporti i revistës gjermane të jetë i vërtetë. Dragi në një komunikim me mediat ka dhënë garanci se, banka është e vendosur të kryejë çdo veprim dhe të paguajë çdo faturë që garanton se Eurozona nuk shpërbëhet. Ai sinjalizoi se pjesë e këtij programi është edhe blerja e bonove të Spanjës dhe Italisë. Ai tha se ndërhyrjet do të kryhen vetëm në rast se kjo do të kërkohet nga qeveritë, ndihmë që do realizohet në këmbim të disa kushteve.

Sipas “Spiegel”, vendosja e tavanit për interesat e bonove jo vetëm që kontrollon koston e financimit por paralelisht garanton se në eurozonë nuk ka ndryshime të mëdha të interesave. Revista “Spiegel” raportoi gjithashtu se, Banka Qendrore Europiane do të rrisë transparencën në blerjet e bonove dhe planifikon të publikojë volumin e bonove që ka blerë menjëherë pasi është realizuar veprimi. Në kushtet aktuale banka publikon çdo ditë të hënë volumin e blerjeve të një jave më parë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.