Stabilizohet furnizimi me rrymë
Pas një përkeqësimi disa ditësh me furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Kosovës, gjendja me furnizim i është kthyer normaliteti. Sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kjo ka ndodhur pasi që në prodhim janë kthyer tri blloqe.Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se janë kthyer në funksion tri blloqe dhe tash për tash nuk ka reduktime për asnjë kategori. “I kemi kthyer tri blloqe në funksion. Reduktime nuk ka për asnjë kategori, pra gjendja është stabilizuar”, tha ai.
Për shkak të prishjeve disa ditë nga KEK-u janë aplikuar reduktime të rrymës. /Telegrafi/