Standard Chartered Bank mohon akuzat për pastrim të parave

9:20 / 7.08.2012
Banka britanike, Standard Chartered Bank, me seli në Londër, e akuzuar për shkeljen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, i ka hedhur poshtë akuzat dhe njoftoi se tashmë po bashkëpunonte me rregullatorët amerikanë.

Zyrtarët e kësaj banke thanë se në mënyrë vullnetare u është paraqitur agjencive të Shteteve të Bashkuara në vitin 2010, me regjistrin e transakcioneve me Iranin në periudhën 2001 – 2007.

Banka thotë se këto të dhëna tregojnë se ajo ka synuar të bashkëpunoj dhe “në mënyrë gjithëpërfshirëse kishte bashkëpunuar” me të gjitha ligjet amerikane për parandalimin e financimit për programin bërthamor iranian dhe për grupet terroriste.

Banka tha se ishte e befasuar nga akuzat e djeshme të Benxhamin Lauskit, super-intenadant i shërbimeve financiare të shtetit Nju Jork.

Lauski tha se banka Standard Chartered Bank kishte bashkëpunuar me qeverinë iraniane për pastrimin e 250 miliardë dollarëve prej vitit 2001 e deri në vitin 2007, duke e lënë sistemin financiar të Shteteve të Bashkuara “të pambrojtur nga terroristët”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.