Stop privatizimit

14:52 / 20.09.2012
Disa qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike përfshirë këtu Post-Telekomin e Kosovës, Korporatën Energjetike, si dhe likuidimin e Trepçës. Protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të ndërprerjen privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, pasi që, siç thonë ata, ky privatizim nuk po bëhet në momentin e duhur dhe po e rëndon edhe më tepër gjendjen ekonomike të popullatës së Kosovës.

Kryetari i Këshillit organizativ të protestës, Alush Sejdiu ka thënë se disa nga kërkesat e tyre është të rishikohet procesi i privatizimit dhe të shihen efektet e privatizimit.

Sejdiu ka theksuar më pas se kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që të debatohet procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, dhe më pas të gjendet një mënyrë e privatizimit. “Të ndërpritet çdo proces i privatizimit deri në përfundimin e vlerësimit të komisionit parlamentar për këtë çështje, të ndërpritet çdo procedurë e nisur për likuidimin e Trepçës. Ne presim që këto kërkesa të merren në konsideratë dhe jo që deri më tani askush nuk është marrë më këto kërkesa”, theksoi ai.

Protesta e sotme, e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës bëhet pas mbledhjes së mbi 61mijë nënshkrimeve të qytetarëve kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi iu ka drejtuar protestuesve duke thënë se Qeveria e Kosovës ka anuluar nënshkrimin e kontratës me konsorciumin fitues “Limak&Çalik” të distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Pikërisht na gëzon fakti që është ngritur vetëdija që të na kuptojnë se në këto nuk i bëjmë për veten tonë, por i bëjmë për punëtorët, për popullin që jeton në Kosovë. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe ata duhet të kenë përgjegjësinë për këtë popull. Ne mbesim me shpresë se edhe të tjerat marrëveshje nuk do të bëhen pa neve”, thekson Arifi. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:14 / 18.05.2013
Getoar Selimi

Geti: Kam vepra, jo fjalë

Lideri i Babastars, Getoar Selimi, i është kundërpërgjigjur Noizyt, pas ofendimeve publike të këtij të fundit bërë nda...
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.