Studentët paralajmërojnë protesta kundër ngritjes së e çmimit të biletës

15:43 / 4.02.2012
Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë reaguar lidhur me ngritjen e çmimit të biletave në relacionet e Prishtinës me komunat tjera, me ç ’rast kanë apeluar tek organet gjegjëse që të ndikojnë në anulimin e këtij vendimi, pasi që sipas tyre ky çmim i biletave është i papërballueshëm për studentët dhe familjet e tyre. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse nuk anulohet vendimi deri në fund të javës së ardhshme, në shenjë proteste do të bllokojnë hyrjen e autobusëve në stacionin e Prishtinës.

Këto i ka bërë të ditur të shtunën në një konferencë për media, kryetari i Paqes Studentore dhe njëherësh deputet në Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, Ekrem Zajmi, duke thënë se vendimi i kompanive transportuese, është i papërballueshëm dhe i papranueshëm për studentët, të cilët edhe ashtu janë në një gjendje të mjerueshme.

Zajmi thotë se kanë dërguar kërkesa në Ministrinë e Infrastrukturës, në Shoqatën e Transporteve ndër urban në regjionin e Pejës, ku janë takuar me zyrtarë nga kjo organizatë, ku kanë marrë përgjigjen se zakonshme se, ngritja e çmimit është bërë për shkak të rritjes së çmimit të derivateve.

Po ashtu sipas tij, kërkesat u janë dërguar gjithashtu Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të bëjnë të pamundurën dhe të ndikojnë në këtë vendimmarrje që të rishqyrtohet ky vendim dhe të kthehet në gjendjen e më hershme.

Çmimi i biletës në relacionin Prishtinë-Pejë ka qenë 3 euro, mirëpo para pak kohësh ky çmim është ngritur në 4 euro, ku më së shumti ka prekur xhepin e studentëve edhe ashtu të varfër. Mirëpo, ata thonë se nëse ky çmim nuk ulët, do të protestojnë, duke bllokuar hyrjen e autobusëve në stacionin e Prishtinës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.