Studimi akademik të jetë në funksion të biznesit

13:37 / 7.09.2012
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të ngritjes të nivelit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Pikësynim është përkrahja e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovar. Po ashtu edhe krijimin e një mjedisi më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta të përkrahura. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë biznese nga rajoni i Prizrenit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se qëllimi i marrëveshjes është përkrahja e arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik. “Shumë biznese të Kosovës po investojnë në arsim”, tha Shahini.
Ekonomia e Kosovës po rritet sipas tij, përkundër problemeve dhe se Qeveria duhet të krijoj kushte dhe lehtësira për biznesin. ”Dora e bizneseve nuk do të mungoj as edhe ndaj Universitetit të Prizrenit dhe ajo e UPZ-së të shërbej për biznesin”, tha kreu i AKB-së. AKB-ja do të pranoi një numër të madh të studentëve të Universitetit të Prizrenit në biznese.

Kurse rektori i Universitetit të Prizrenit, Mazllum Baraliu, e cilësoi të lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe posaçërisht hulumtimeve shkencore. “Kemi potenciale të mjaftueshme edhe jemi universitet i ri. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me AKB-në, me qëllim që arsimimi të ndikoj edhe për zhvillimin ekonomik të vendi”, ka thënë rektori Baraliu.
Sipas tij kjo nuk duhet të jetë marrëveshja e vetme por do të pasohet edhe me marrëveshje tjera. Duhet të bashkëdyzuar teorinë dhe zbatimin e sajë në praktikë dhe se bashkëpunimi ndërmjet UPZ-së dhe AKB-së do të jetë afatgjatë. UPZ pos që është qendër e arsimit ka edhe Qendrën për Hulumtime Shkencore e cila mund të jetë në funksion edhe të biznesit.

Më pas ka vazhduar edhe një takim pune me komunitetin e biznesit te regjionit te Prizrenit ku është diskutuar lidhur me mundësinë e mbajtjes së praktikës së studentëve të UPZ-së në bizneset e këtij regjioni. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.