Taksa ndaj çimentos shqiptare, për interesa klanore

12:48 / 14.06.2012
Deputeti Emin Gërbeshi nga Koalicioni për Kosovë të Re, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, ka kritikuar vendimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila për vendosjen e taksës për çimenton që vjen nga Shqipëria. Ai me këtë rast ka thënë se ky vendim po bëhet për interesa të klaneve të caktuara dhe se në qoftë se ai nuk anulohet, do ta kërkoj dorëheqjen e ministres Kusari-Lila.

Deputeti Gërbeshi, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar vendimin e fundit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e taksës në çimenton që hyn nga Shqipëria. Sipas tij, ku është një vendim tepër i çuditshëm dhe i dëmshëm. “Duket se kjo është bërë me qëllim jo të mbroj prodhimin vendor si thuhet, por të interesa të caktuara të klaneve dhe të grupeve që duan të dominojnë në ekonominë. Duke vepruar kështu ata po e dëmtojnë jo vetëm ekonominë, por edhe kombin tonë”, tha Gërbeshi.
Sipas tij, ky vendim i ministres rrit çmimin e këtij artikulli dhe favorizon prodhuesin grek i cili e ka në pronësi Sharrcemin dhe fabrikat e tjera në Serbi e Maqedoni.
Gërbeshi i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të anuloj këtë vendim, në të kundërtën do të kërkoj dorëheqjen e ministres Kusari-Lila. “I propozoj Qeverisë së Kosovës që të anuloj menjëherë këtë vendim të dëmshëm dhe të trajtojë prodhimet e Shqipërisë si prodhime vendore, sepse vetëm kështu ne do të lëmë retorikën false dhe do t’i kthehemi prodhimeve tona, ekonomisë dhe popullit tonë. Nëse nuk ndodh kjo atëherë unë personalisht, si deputet, do të kërkoj dorëheqjen e ministres Mimoza Kusari dhe do të mundohem të paraqes në parlament një mocion përmes të cilit do të kërkoj që prodhimet e Kosovës dhe të Shqipërisë të njihen si prodhime vendore dhe të hiqen barrierat tjera për këto prodhime”, theksoi Gërbeshi.
Po ashtu, ai ka kritikuar edhe mënyrën e qeverisjes, duke thënë se suksesi i qeverisë nuk matet me përmasat makroekonoomike, por nga një qeverisje e mirë. “Suksesi i Qeverisë nuk matet nga përmasat makroekonomike apo nga ekonomia që ka një vend, por nga qeverisja e mirë e një vendi dhe me sapo e shoh dhe sapo duket kësaj qeveri i mungon kjo qeverisje e mirë”, tha Gërbeshi.

Ai ka shtuar se kjo taksë prodhon efekte negative në disa segmente, e para çrregullon furnizimin e tregut me këtë lëndë shumë të rëndësishme për ndërtimtarin ku pjesa e çimentos së Shqipërisë është dukshëm më e lirë se sa e Sharrcemit dhe se ky prodhues i Kosovës nuk plotëson nevojat e tregut. Po sipas tij, taksa në fjalë, rrit koston e ndërtimeve, ndikon në rritjen e çmimeve përgjithësisht, rrezikon këtë sektor që është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Këtë vendim e ka kritikuar edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Shaip Muja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.