Tarifa për çimenton me kuotë?
Tarifa për importin e çimenton prej 35 për qind, pritet që nga java e ardhshme të përdoret me kuotë.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), është duke hartuar dy modalitete për ndryshimin e këtij vendimi, që më pas njëri nga modalitetet pritet që gjatë kësaj jave të miratohet në Qeveri.Bernard Nikaj, këshilltar në MTI ka njoftuar për ORAinfo.com, se njëri prej opsioneve është që tarifa të përdorët në kuotë, ku përmes kësaj çdo importues do të lirohet nga tarifa për sasi të caktuar të importit dhe opsioni tjetër është që të tërhiqet tërësisht vendimi i çimentos. “Njëri prej opsioneve është që të aplikohen tarifa në kuotë, ku një sasi e caktuar e çimentos do të importohet pa tarifë doganore, ndërsa për një sasi të caktuar edhe më tej do të ketë tarifë doganore. Kjo është njëra ndër mundësitë, mirëpo ka mundësi që të largohet tërësisht vendimi, varësisht prej diskutimeve që do të bëhet në kuadër të qeverisë. Mirëpo më shumë ka gjasa që do të ketë tarifa të bazuara në kuotë”, tha Nikaj.
Megjithatë ai nuk ka folur me shifra se në deri çfarë peshe do të vendoset kuota për importin e çimentos. “Janë disa opsione që janë në diskutim e sipër, mirëpo po besoi se çfarëdo kuote që do të aplikohet do të jetë e përshtatshme për importuesit dhe prodhuesit”, është shprehur Nikaj.
Ndryshe një muaj më parë, MTI kishte marrë vendim për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për importin e çimentos, me arsyetimin që të mbrojë prodhuesin e vetëm të çimentos në vend “SharrCem”. /Telegrafi/