Të rejat e ndërmarrësisë në Kosovë

1:09 / 17.01.2013
CEED Kosova vitin e fillon mbarë me konferencën e biznesit që do të mbahet më 18 Janar në Prishtinë, me temën: “Starting up and how to make the breakthrough”. Folësi kryesor i kësaj konference është bashkëthemeluesi i shumë ndërmarrjeve të suksesshme në SHBA, Jeff Hoffman

Jeff Hoffman ka themeluar dhe udhëhequr kompani të njohura që sot vlejnë me miliarda dollarë. Ai është i njohur edhe si themelues dhe CEO në familjen e kompanive “Priceline.com”. Njëherazi është themelues dhe partner në ColorJar, një kompani ndërmarrëse përshpejtuese që ndihmon ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla të lansojnë, të rrisin ndërmarrjet e tyre, por edhe të shndërrojnë idetë e tyre në biznese fitimprurëse.

Pas sjelljes së një fryme të re të ndërmarrësisë në Kosovë - përmes programeve të ndryshme të dizajnuara për ndërmarrës, menaxherë dhe udhëheqës, konferencave dhe takimeve B2B brenda dhe jashtë vendit - CEED Kosova planifikon të lansojë edhe një program të ri që ka të bëjë me shitjen dhe marketingun. Ky program bënë pjesë në familjen e programeve Top Class, ku ndërmarrësit përfitojnë njohuri nga eksperiencat e ndërmarrësve më të suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe të ndihmohen të gjejnë partnerë për zhvillimin e biznesit të tyre (networking). 7

Programi Top Class për Marketing dhe Shitje u dedikohet ndërmarrësve, dhe menaxherëve të marketingut dhe shitjes dhe do të lansohet në shkurt të këtij viti.

Më shumë informata lidhur me konferencën e biznesit dhe programet për mbështetje të ndërmarrësisë mund t’i gjeni në portalin e CEED Kosova. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jeff Hoffman
Jeff Hoffman

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.