TEB dhe IPKO me superofertë për konsumatorët
Banka TEB dhe kompania IPKO kanë lansuar fushatën e përbashkët e cila u mundëson konsumatorëve që me anë të pagesave me Debit Kartelë të fitojnë minuta falas në telefonin e tyre.Duke paguar me Debit Kartelën e bankës TEB në çdo sektor të mundshëm, sa herë që arrihet vlera prej 100 euro, konsumatorët fitojnë 100 minuta falas në IPKO, të cilat mund të shfrytëzohen brenda rrjetit IPKO.
Përmes shfrytëzimit të Debit Kartelës së TEB, brenda një muaji mund të fitohen deri në 500 minuta falas për komunikim në IPKO.
Nga kjo ofertë mund të përfitojnë të gjithë përdoruesit privat të TEB Debit Kartelës dhe të gjithë përdoruesit me parapagim të telefonisë mobile IPKO, të cilët duhet të regjistrojnë numrin e IPKO’s në TEB.
TEB dhe IPKO tashmë kanë krijuar kredibilitet dhe transparencë për ofertat e reja duke i komunikuar ato jo vetëm thjeshtë dhe lehtë, por edhe duke ofruar dhurata. /Telegrafi/