Tensionet rrisin çmimin e naftës
Nafta Brent e Londrës u rrit përkohësisht përmbi 114 dollarë për fuçi në tregtinë aziatike, që njëkohësisht është niveli më i lartë në 3 muaj. Ndikimi vjen nga përshkallëzimi i tensionit midis Iranit dhe Izraelit që ka shtuar frikën për çrregullit të furnizimit global me naftë.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se kërcënimi më i madh për sigurinë e Izraelit është perspektiva e Iranit për të ndërtuar armën bërthamore.
Në tregtinë aziatike nafta Brent e Londrës u ngjit pranë 114 dollarëve për fuçi, por pas hapjes së bursave europiane u korrektua në 113.3 dollarë për fuçi. Nafta Bruto amerikane u rrit me 73 cent në 93.6 dollarë, por më pas u tërhoq duke u tregtuar në rreth 93 dollarë për fuçi. /Telegrafi/