Tetë të vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti
Emergjencës së QKUK-së këto ditë të nxehta të verës iu është shtuar edhe numri i punëtorëve të cilët janë lënduar në vendet e tyre të punës. Si rezultat i mungesës së pajisjeve të duhura të sigurisë gjatë punës nga punëdhënësit ka ardhur te rritja e kërkesave në këtë institucion.Kërkesat më të mëdha për kurim vijnë nga punëtorët të cilët kryejnë punë ndërtimore. Këtë fakt e pranojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale.
Tetë persona kanë vdekur dhe 24 punëtorë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda vetëm gjatë këtij viti, thonë shifrat që i ka pranuar Inspektorati i Punës në këtë ministri, raporton KTV.
Të vetmin hap që ata kanë ndërmarrë pas kësaj gjendjeje të krijuar të mosrespektimit të ligjit është shtimi i inspektimet të kompanive ndërtimore. Ky departament ka dënuar rreth 70 punëdhënës për shkak të mosrespektimit të Ligjit të sigurimit. /Telegrafi/