Tetra Pak feston suksesin e Devolli Group

9:25 / 19.06.2012
Duke vepruar në më shumë se 170 tregje me gati 23 000 punëtorë, Tetra Pak punon në partneritet strategjik me furnizuesit dhe konsumatorët e tij për të siguruar efikasitet, zgjidhje te reja dhe cilësi të lartë të produkteve ekologjike për miliona njerëz në gjithë botën.

Një prej faktorëve kryesorë që kanë kontribuar në suksesin e Kompanisë është aftësia e saj për risi dhe pastaj futja e shpejt e risive të veta në treg në një shkallë globale, si në teknologjinë e paketimit ashtu edhe në atë të përpunimit për ushqime të lëngshme. Tetra Pak është lider i vërtetë në përpunimin e ushqimit dhe zgjidhjet e paketimit. Të dhënat e fundit dëshmojnë se: në vitin 2011 Kompania ka furnizuar 167 miliardë paketime individuale të përdorura nga dhe kompani të mëdha pijesh në mbarë botën për të shpërndarë më shumë se 76 miliardë litra qumësht, lëngje frutash dhe produkte të tjera për konsumatorë.

Depërtimi i parë i Tetra Pak-ut, ai që e shtyu Kompaninë në statusin e klasit botëror ishte pako Tetra Classic. Ruben Rausing, themeluesi i Tetra Pak-ut e prezantoi atë në Suedi në vitin 1952. Ajo kishte një formë të veçantë tetrahedral - e cila inspiroi emrin Tetra Pak - dhe ishte njëra prej paketimeve të para të qumështit, që u shfaq në Evropë. Sot, Tetra Pak furnizon konsumatorët e tij me qindra lloje të paketimeve.
Kompania ka ndërtuar reputacionin e saj duke u ofruar konsumatorëve zgjidhje të përpunimit dhe të paketimit sipas nevojave të tyre. Tetra Pak do të thotë më shumë se paketim. Me dekada, Tetra Pak ishte sinonim vetëm i pakos së ushqimit të lëngshëm, por sot, Tetra Pak ka tri lloje paketimesh kryesore:
• Paketime të ftohta: Tetra Pak ka tri sisteme paketimi dhe shumë opsione për produkte që duhet të shpërndahen dhe të ruhen të ftohta;
• Paketime sterile (pa mikrobe): Tetra Pak ka gjashtë sisteme paketimi që e mbajnë ushqimin e lëngshëm të sigurtë dhe me afat përdorimi deri në 12 muaj, pa pasur nevojë për ruajtës artificial apo ngrirje në frigorifer.
• Paketime ushqimi: Tetra Pak ka një sistem paketimesh që mundëson sterilizimin e produkteve të ushqimit, të tilla si: perime, domate, salca makaronash dhe ushqime të gatshme, brenda kutisë së paketimit. Janë alternativa te reja, të mahnitshme, për kanaçe, kavanoza dhe qese.
Njëra prej zgjidhjeve të paketimit, më të popullarizuar dhe më novator, sot është padyshim Tetra Brik Edge "një pako për secilin", e cila do të mbushet në objektin e sapo-hapur në Istog. Është shumë e lehtë për ta kapur, për ta hapur dhe për ta derdhur. Ka qenë e rekomanduar nga Shoqata Suedeze e Reumatizmit (SRA) për konsumatorët me fuqi të reduktuara të dorës (fëmijë, të moshuar dhe njerëz të prekur nga dëmtime, artrit ose reumatizëm) dhe ishte shpërblyer me Paketimin e vitit të Shoqatës.
Pasi "Devolli Group" vendosi ta zhvendosë prodhimin e qumështit dhe lëngjeve nga Peja për ta ndërtuar komplet një Fabrikë të re në fushë të gjelbër në Istog/Kosovë, duke shtuar produktet e fermentuara për portofolin e tyre, ne në Tetra Pak kemi përgatitur projektin e plotë dhe punën inxhinierike për t'i zhvendosur dhe riinstaluar të gjitha pajisjet e mbushjes dhe të përpunimit, përfshirë instalimin e makinës së re mbushëse C3 Flex për Tetra Brik - të formatit 1000 Edge dhe pajisjet e përpunimit të produkteve të fermentuara.
Historia e bashkëpunimit me "Devolli Group" na kthen mbrapa në vitin 2002, kur kemi filluar partneritetin tonë me linjën e parë Tetra Pak të përpunimit dhe mbushjes, të instaluar në Kompaninë Devolli, duke përdorur pajisjet e paketimit dhe të përpunimit Tetra Brik Sterile - 1000 Slim ReCap për përpunimin dhe mbushjen e qumështit UHT. Gjatë kësaj periudhe ne ishim duke bashkëpunuar në të gjitha nismat e reja si: lëngje frutash nektar në vitin 2003, lëngje frutash Premium në vitin 2005, pije të pagazuara dhe çaj të ftohtë në vitin 2008.

Tetra Pak është specializuar në shitjen e komponentëve dhe sistemeve të vetë -përpunimit të prodhimit e ushqimit të lëngshëm. Por, në ditët e sotme, konsumatorët gjithnjë e më shumë janë duke përfituar nga aftësitë e Tetra Pak-ut për të ofruar zgjidhje plotësisht bimore, prej marrjes së produktit deri te paketimi përfundimtar në kuti kartoni dhe plastike, të gjitha nga jë burim i vetëm. Tetra Pak nuk do të thotë vetëm makina, por tërë sistemet - i vetmi furnizues i sistemeve të plota për përpunim, paketim dhe shpërndarje të ushqimit të lëngshëm.

Rreth Tetra Pak-ut

Tetra Pak është kompania udhëheqëse për zgjidhje të përpunimit dhe paketimit të ushqimit në botë. Duke punuar ngushtë me konsumatorët dhe furnizuesit tanë, ne ofrojmë produkte të sigurta, të reja dhe ekologjike, të cilat çdo ditë hasin nevojat e qindra miliona njerëzve në më shumë se 170 vende në gjithë botën. Me gati 23 000 punëtorë, të vendosur në mbi 85 shtete, ne besojmë në udhëheqjen e industrisë përgjegjëse dhe një shteg të qëndrueshëm të biznesit. Motoja jonë "Mbrojmë çka është e mirë"( PROTECTS WHAT'S GOOD™), reflekton vizionin tonë për të bërë ushqim të sigurt dhe të pranishëm kudo. Më shumë informata rreth Tetra Pak-ut gjenden në www.tetrapak.com. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.