Thaçi: Nuk është rritja e fundit
Kryeministri Hashim Thaçi takoi të premten një delegacion të Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi. Ai u komentoi vetë lajmin vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve deri në 40 për qind. Kryeministri Thaçi tha se kërkohet një angazhim i gjithanshëm i të gjitha institucioneve që ligji për pensionet të plotësohet me disa amendamente shtesë. Këto amendamente, sipas tij, do të jenë në përputhje të plotë me nevojat, kërkesat dhe sugjerimet e pensionistëve të Kosovës. Po ashtu kryeministri Thaçi tha se duhet të shikohen mundësit buxhetore për t’i përfshirë në disa privilegje pensionistët. Këto komete kryeministri i beri pas takimit me përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Shaban Kajtazi.
Kryeministri Thaçi tha se kjo nuk do të jetë rritja e fundit gjatë këtij mandati për pagat e punëtorëve dhe pensionistëve të Kosovës. “Do të jemi shumë të përgjegjshëm që të respektojmë kontributin e jashtëzakonshëm të pensionistëve të Kosovës, në procesin shtetndërtimit, të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të vendit. Është një kontribut i jashtëzakonshëm dhe historik dhe natyrisht që institucionet e Republikës së Kosovës gjithmonë do të kenë obligime shtetërore ndaj tyre”, theksoi kryeministri.
Rritja për pensionistët kontributpagues do të jetë në lartësi prej 40 për qind. Rritja 26.25 do të paguhet që nga 1 janari 2012 ndërsa lartësia tjetër e rritjes së këtij pensioni do të paguhet nga data 1 nga janari 2013.
Pensionet bazë do të rriten në vlerë prej 33.3 për qind, dhe lartësia prej 11.1 për qind e rritjes së këtij pensioni do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga data 1 janari 2013.
Pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind, ku lartësia prej 11.1 për qind e rritjes së këtij pensioni do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga data 1 janari 2013.
Tani kërkohet një angazhim i gjithanshëm i të gjitha institucioneve dhe jemi duke punuar me këmbëngulje edhe me përfaqësuesit e pensionistëve të Republikës së Kosovës që Ligji për pensionet të plotësohet me disa amendamente shtesë. Këto amendamente janë në përputhshmëri të plotë me nevojat, kërkesat dhe sugjerimet e pensionistëve të Kosovës, por edhe me mundësitë buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë që të përfshihen edhe disa privilegje tjera që pensionistët mendojnë se duhet të përfshihen në ligj”, tha Thaçi.
Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontributdhënëse dhe 17 mijë 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar. /Telegrafi/