Thatësia ulë ‘bereqetin’

11:24 / 10.08.2012
Thatësia e madhe si rezultat i temperaturave të larta dhe mungesës së shiut, kanë shkaktuar dëme në të gjitha kulturat bujqësore edhe në Kosovë. Një ndër shkaqet e uljes së rendimentit të grurit këtë vit, vlerësohet të jenë temperaturat e larta.

Isuf Çikaqi, drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në MBPZHR, tha për “Tribuna Shqiptare” se temperaturat e larta që kanë mbretëruar gjatë këtyre ditëve dhe mungesa e reshjeve të shiut, kanë ndikimi negativ si në rendiment. “Realisht temperaturat e larta dhe mungesa e shiut te çdo kulturë bujqësore e kanë ndikimin e vetë pa përjashtim. Në gjendje më të mirë janë ato kultura që janë mbjellë në ato toka që janë nën sistemin e ujitjes, mirëpo prapë se parë pavarësisht ujitjes, temperaturat e larta ndikojnë në zhvillimin tek të gjitha bimët”, pohoi Çikaqi.

Ai ka thënë se ministria nuk ka ende shifër zyrtareve të dëmeve që janë shkaktuar, pasi që ekipet në terren janë duke i bërë vlerësimet. “Ajo çka mund të dimë tash është se rendimentet e grurit janë më të ulëta se sa vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi pas rendimente rekorde prej 4600 kilogramë për hektar, ndërsa këtë vit kemi rendiment mesatar prej 4050 kilogram, që i bie nja ulje e rendimentit prej rreth 550 kilogram për hektar”, tha Çikaqi.

Megjithatë, ai ka thënë se në total prodhimtaria e grurit është më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, pasi që sivjet ka pasur më shumë sipërfaqe të mbjella më grurë. “Vitin e kaluar i kemi pasur 357 mijë e 433 tonë me grurë, ndërkaq sivjet kemi 382 mijë e 950 tonë”.

Ndryshe, me të njëjtin problem nga temperaturat e larta janë përballur edhe vendet e rajonit dhe me gjerë. Të gjitha vendet e rajonit kanë raportuar për humbje të konsiderueshme në bujqësi si pasojë e temperaturave të larta. Si pasojë e kësaj, në Serbi është paralajmëruar rritja e çmimit të bukës nga muaji shtator, megjithëse ky shtet vlerësohet si ‘hambari’ i Ballkanit për sasinë e grurit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.