Thellë në krizë

9:23 / 13.08.2012
Kompanitë ndërtimore gjenden në krizë të thellë financiare. Ato kanë nisur të konkurrojnë nëpër tenderë qeveritarë me çmime përgjysmë më të lira se dy vjet më parë, vetëm për të qarkulluar pak të hyra dhe për të marrë kredi nëpër banka. Kjo situatë konsiderohet se është shkaktuar nga ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilin projekt harxhohet çdo vit 50-përqindëshi i buxhetit për investime kapitale.

Nëse një kompani ndërtimore ka konkurruar para dy vitesh me një çmim prej një mijë eurosh për një metër katror të asfaltit, sivjet konkurron me çmim përgjysmë më të lirë.

Kjo ofertaëvjen në kohën kur çmimet e asfaltit, i metaleve dhe karburanteve janë shtrenjtuar shumë apo dyfishuar.

Kjo situatë i ka habitur ekonomistët. Ata i rendisin një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë krizë të bizneseve të ndërtimit, por si shkaktar kryesor konsiderojnë ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Për këtë projekt harxhohet 50-përqindëshi i buxhetit të ndarë për investime kapitale, që do të thotë se nga këto mjete privohen biznesmenët lokalë, shkruan Express.

Kriza në biznesin e ndërtimit konfirmohet nga vetë ndërtimtarët. Ata thonë se kriza i ka degdisur keq dhe që të gjitha janë në gjendje që edhe të mos fitojnë, vetëm të qarkullojnë pak para në kompani.

Qëllimi i ndërtimtarëve për të marrë edhe kontrata që s’fitojnë me to, është që të komunikojnë apo t’i bindin bankat që t’u lëshojnë ndonjë kredi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.