Thesari Evropian

11:27 / 27.06.2012
Zyrtarët evropianë shpalosën vizionin e tyre të së ardhmes, i cili i vesh me fuqi shtesë, përfshirë këtu krijimin e një thesari Evropian që do të ketë pushtet mbi buxhetet kombëtare. Kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso e përshkroi momentin “si përcaktues për integrimin evropian”.

“Kriza është kërcënimi më i madh ndaj të gjithë atyre çfarë kemi arritur në 60 vjet ndërtimi të nismës evropiane. Përballë këtij realiteti të zymtë, qëndrimi në vend nuk shtrohet fare si mundësi. Nevojitet një hap i madh përpara. Mund të mos jetë e lehtë. Do të kërkojë ambicie, vizion dhe vendosmëri për të vënë në jetë reforma me bazë të gjerë”, tha Jose Manuel Barroso, kryetar i Komisionit Evropian, transmeton TCH.

Plani 10 vjecar është hartuar në mënyrë të tillë që të forcojë Eurozonën e të parandalojë kriza të tilla në të ardhmen, por kritikët mendojnë se as kjo iniciativë nuk i zgjidh problemet aktuale të borxhit në Eurozonë.

Tregjet ranë ndjeshëm këtë javë mes shqetësimeve se samiti i liderëve të BE-së të enjten dhe të premten, nuk do të arrijë të dalë me masa konkrete për frenimin e krizës aktuale, që ngërthyen tashmë pesë vende anëtare të zonës së euros.

Spanja po negocion kushtet e huasë prej 100 miliardë euro, qeveria e re greke kërkon zbutjen e kushteve të saj, ndërsa Qipro përgatitet dhe ajo të kërkojë dorëzani për bankat e veta, në telashe prej problemeve në Greqinë fqinje.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Sir Mervyn King, e sheh me shqetësim reagimin e zyrtarëve evropianë. “Jam pessimist”, u shpreh ai gjatë një seance dëgjimore në Parlament. Më shqetëson sidomos fakti që këto dy vitet e fundit e kemi parë situatën e eurozonës të shkojë në përkeqësim dhe problemet sa vjen e thellohen”.

Dokumenti me titull: drejt një unioni të vërtetë ekonomik dhe monetar, u prezantua nga presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, dhe është hartuar në bashkëpunim me kreun e Komisionit Evropian, atë të eurogrupit dhe të Bankës Qendrore Evropiane. “Ky nuk është projekti përfundimtar”, sqaroi Rompuy. “Por presim të arrijmë mirëkuptimin e të gjithëve në samit”.

Parimi kryesor, për Barroson, është të shkrihen në një solidariteti dhe përgjegjësia. Propozimet në raport përfshijnë:

- Kufizimin e nivelit e borxhit individual që mund të marrin shtetet.

- Buxhetet e përvitshme kombëtare mund të bllokohen, nëse tregojnë se vendi ka gjasa të kapërcejë kufijtë e borxhit.

- Një zyrë thesari do të ngrihet për të kontrolluar buxhetin qendror e për të mbikëqyrur ata kombëtarë.

- Do të ketë një rregullator të vetëm Bankar Evropian e një skemë të përbashkët garantimi të depozitave.

- Politika të përbashkëta mbi rregullat e punësimit e nivelet e tatimit.

- Vendimmarrje e përbashkët me parlamentet kombëtare për t’i dhënë planit “legjitimitet demokratik”.

Një prej sfidave më të mëdha të propozimit të ri do të jetë pikërisht çështja e thesarit. Në të kaluarën, anëtarët e Eurozonës duhet t’i mbanin deficitet buxhetore nën një nivel të caktuar, ndërsa tani Thesari Evropian do të ketë pushtetin t`u diktojë ndryshime, nëse i afrohen caqeve të rrezikut.

Më herët, kreu i Financave gjermane, Volfgang Shauble kërkoi që të ketë edhe një ministër Evropian të Financave, me fuqinë e vetos mbi buxhetet kombëtare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.