Toyota, Nisan, Honda pezullojnë prodhimin në Kinë

13:48 / 18.09.2012
Tri kompanitë japoneze më të mëdha prodhuese të makinave kanë pezulluar punën në fabrikat në Kinë, në mes të protestave anti-japoneze që kanë përfshirë Kinën për shkak të kontestit territorial mes dy gjigantëve aziatikë, njofton AFP.

Honda Motor ka thënë se i ka mbyllur përkohësisht pesë fabrikat e saj në Kinë pas demonstratave të dhunshme, derisa Nisani ka mbyllur përkohësisht dy nga tri fabrikat, ndërkaq Toyota ka ulur prodhimin, por nuk ka dhënë detaje.

Dhjetëra mijëra protestues anti-japonezë kanë protestuar në tërë Kinën në lidhje me ishujt e kontestuar, derisa Tokio ka thënë se 11 luftanije të qeverisë kineze kanë hyrë në zonë.

Lëvizja pason disa ditë protestash, disa nga të cilat të dhunshme, që kanë rritur shqetësimin dhe frikën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:32 / 23.05.2013
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Pitt: Angelina më ktheu në binarë

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.