Transparenca në investimet kapitale

16:52 / 6.02.2013

Investimet kapitale nuk po reflektojnë rritje ekonomike, thonë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve këto investime vazhdimisht po dedikohen në infrastrukturë rrugore. Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë thonë se mjetet e parashikuara për projekte kapitale, sipas Ligjit për buxhet, tashmë u janë shpërndarë të gjitha organizatave buxhetore.

Menderes Ibra, nga Ministria e Financave, tregon se shuma më e madhe e mjeteve për investimet kapitale janë të fokusuara për investime në infrastrukturë rrugore.

“Do të thotë vazhdimi i investimeve në autostradën Morinë - Merdarë. Pastaj në rrugën Prishtinë - Mitrovicë dhe Prishtinë - Pejë. Pastaj, për herë të parë janë ndarë mjetet edhe për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, në rrugë të tjera rajonale, gjithashtu në infrastrukturën arsimore, në objekte të ndryshme sportive dhe në përkrahje të sektorit të bujqësisë”, tha Ibra për Rel.

Ndryshe, nga 1 miliard e 586 milionë euro, nga buxheti i këtij viti, 621 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë - Merdarë, apo 217 milionë euro.

Ndërsa, 30 milionë euro të tjera janë ndarë për fillimin e autostradës se re Prishtinë- Hani i Elezit. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.