Trembëdhjetë vjet Dogana
Dogana e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e themelimit në një ceremoni të mbajtur të hënën në Han të Elezit. Dogana e Kosovës gjatë këtyre 13 viteve ka qenë institucioni kryesor i cili ka financuar buxhetin e Kosovës. Nga themelimi e deri tani janë mbledhur afër 6 miliardë euro nga taksat kufitare. Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica me këtë rast falënderojë stafin për 13 vite angazhim dhe kontribut të theksuar në ndërtimin e një dogane moderne, gjithashtu theksoj edhe sfidat e vazhdueshme me të cilat dogana është dhe vazhdon të ballafaqohet.
Ministri Financave,. Bedri Hamza falënderojë oficerët e doganës për kontributin dhe punën e tyre në ndërtimin e shteti të Kosovës, gjithashtu inkurajoj stafin që të vazhdoj të punoj me përkushtim të theksuar.
Me këtë rast, Dogana përurojë edhe një sistem të ri dhe modern ASYCUDA i cili do të lehtësoj punën e biznesit dhe qarkullimin e mallrave, por njëkohësisht do të ofrojë mundësi për kontrolle sa më efektive dhe të bazuar në praktikat më të mira evropiane.
Fillimin e punës së sistemit të ri kompjuterik e bëri Ministri i Financave Bedri Hamza i cili edhe e procesojë një deklaratë doganore në eksportin e mallrave të Kosovës. Ky ishte edhe fillimi i punës për sistemin ASYCUDA, sistem i cili përdoret në pjesën më të madhe të doganave në botë dhe si i tillë është kompatibil me kërkesat dhe praktikat më të mira evropiane.
Dogana e Kosovës vjel rreth 65 për qind-70 për qind e të hyrave të Buxhetit Kosovës me një mesatare të investimit publik prej 1 cent për çdo 1 euro të mbledhur. /Telegrafi/