Tuomioja: BE të jetë gati, Eurozona do shpërbëhet
"Udhëheqësit evropianë duhet të jenë të përgatitur për një shpërbërje të mundshme të Eurozonës", thotë në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraf”, Ministri i Jashtëm finlandez Erkki Tuomioja.
Ai tha se zyrtarët finlandezë janë përgatitur për shpërbërjen e Eurozonës dhe se kanë "plan për çdo eventualitet". "Nuk ka rregulla për të lënë euron, është vetëm çështje kohe", vë në dukje Ministri i Jashtëm finlandez dhe siguron se "Jugu apo Veriu do të largohet për shkak “këmishës së forcës” së monedhës që ka sjellë mjerim për miliona njerëz dhe po shkatërron të ardhmen të Evropës".
"Është një fatkeqësi absolute. Kështu siç po shkojmë ne do të mbetemi pa para. Por askush në Europë nuk dëshiron të dalë i pari dhe të marrë përgjegjësinë", thotë ai.
"Kjo nuk është diçka që ne e promovojmë në Finlandë, dhe as ide e qeverisë finlandeze, por ne duhet të jemi gati. Shpërbërja e Eurozonës nuk do të thotë fund i Bashkimit Evropian, përkundrazi mund të bëjë që BE të funksionojë më mirë", tha Tuomioja. /Telegrafi/