Turqi, 154 miliardë euro investime më 2013
Investimet në Turqi vazhdojnë me gjithë shpejtësinë. Sektori publik dhe privat ka hapur qesen në një kohë që shumë vende të botës sot kacafyten me krizën ekonomike. Sipas të dhënave përmbledhëse të Programit të Zhvillimit për Vitin 2013 shuma totale e investimeve në sektorin publik dhe atë privat deri në fund të vitit pritet të realizohet 137 miliardë euro. Kurse në vitin e ardhshëm investimet në fjalë pritet të shënojnë një rritje në masën 12.27 për qind dhe të kapin shifrën 153.7 miliardë euro.Nga këto investime 124.4 miliardë euro, do të realizohen nga sektori privat, kurse 29.3 miliardë euro nga sektori publik.
Sektori privat investimet do ti fokusojë në industrinë prodhuese, kurse sektori publik investimet strategjike do ti bëjë në transport.
Në vitin 2013 në sektorin e prodhimit do të kemi gjithsej një investim prej 51.2 miliardë euro, kurse në sektorin e transportit do të investohet 33.5 miliardë euro. /Telegrafi/