Turqia, ekonomia më konkurruese në rajon
Forumi Ekonomik Botëror botoi Raportin e përvitshëm të Aftësisë Konkurruese Botërore, duke e renditur Turqinë si ekonominë më konkurruese në Europën Juglindore.Studimi me 545 faqe mbulon 144 ekonomi, duke përfshirë vendet e Europës Juglindore, me përjashtim të Kosovës.
Me një numër total prej 4.45 pikësh, vendi me më shumë se 70 milionë banorë u ngjit në vendin e 43-të në tabelën globale, duke kaluar Qipron, dhe bëhet ekonomia më konkurruese në rajon. Përmirësim shfaqën edhe Bullgaria me Bosnjë-Hercegovinën. /Telegrafi/