U hap panairi i bletarisë

15:03 / 20.09.2012
Rreth 360 mijë euro subvencione për bletarinë janë ndarë këtë vit në Kosovë, duke bërë kështu që ky sektor të subvencionohet për herë të parë në vend. Nga kjo mbështetje, kanë përfituar gjithsej 769 bletarë, me gjithsej 35 mijë 219 koshere bletë.

Është hapur panairi i Bletarisë “Kosova 2012” në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në të cilin u tha se temperaturat e lartë të verës që po e lëmë pas, kanë bërë që të mos ketë mjaltë në sasi të dëshiruar.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci tha se ka ende probleme, por që me punë dhe angazhime po eliminohen dalëngadalë.

Sipas tij, subvencionimi i këtij sektori do të vazhdojë edhe më tutje, madje ka premtuar që do mundohet të sjelle edhe grante me qëllim që prodhimtaria e mjaltit të jetë edhe më e madhe, si vëllim, por edhe më e mirë sa i përket cilësisë.

“Edhe në planin e viti të ardhshëm jeni pjesë e programit tonë. Ne mendojmë që përveç kësaj forme të përkrahjes, t’i shohim mundësitë që ekzistojnë për të pasur ndoshta edhe grante”, ka thënë ministri Stavileci.

Sipas të dhënave të deritanishme vlerësohet se janë rreth 6 mijë e 400 bletërritës në Kosovë, me rreth 75 mijë 000 koshere bletë.

Haxhi Demukaj, kryetar i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës ka pohuar se në disa regjione të vendit edhe ka pasur prodhimtari të mirë. “Regjioni i Dukagjinit afër Bjeshkëve të Rugovës, Deçanit, Sharrit dhe Kopaonikut ishte mjaftë mirë, por mesatarja në nivel të vendit sillet me rreth 18 kilogramë për koshere bletësh, me çka nuk mund të jemi shumë të kënaqur sepse llogarisim që prodhimtaria të jetë edhe më e madhe. Për herë të parë, këtë vit, edhe bletaria ka përfituar nga subvencionet e Qeverisë, ku janë ndarë rreth 360 mijë euro”, theksoi Demukaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:06 / 19.05.2013
Ledri Vula

Ledri është single?

Njeriu i cili njihet për romancat me disa prej femrave më atraktive shqiptare, Ledri Vula, duket se është i vetmuar.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.