U hap panairi i katërt regjional i bletarisë

15:40 / 14.09.2012
Është hapur në Gjilan panairi i katërt regjional i bletarisë “Gjilani 2012”, që ka për qëllim promovimin e bletarëve dhe të prodhimeve të bletës, këmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve, furnizimin e qytetarëve me prodhime të freskëta dhe origjinale të bletës si dhe gjenerimin e të ardhurave të bletarëve nga shitja e këtyre prodhimeve.

Nazmi Rapuca, drejtor komunal për Bujqësi ka thënë Komuna e Gjilanit ka 109 bletarë, me gjithsej 2262 shoqëri bletësh. Rapuca është shprehur i pakënaqur me rendimentin e sivjetmë të bletarëve dhe se kjo ka ndodhur për shkak të mbarështimit të dobët, jo profesional dhe nganjëherë për shkak edhe të kushteve klimatike.

Në bazë të të dhënave nga Lidhja e Bletarëve, ky rendiment sivjet sillet në mesatare rreth 14 kilogramë mjaltë për shoqëri bletësh, ndërkaq që rendimenti optimal do të duhej të ishte mbi 25 kilogramë mjaltë për një shoqëri të bletëve.

Sivjet, Ministria e Bujqësisë subvencionoi me nga 10 euro për shoqëri të gjithë bletarët që kultivojnë 30 e më tepër shoqëri bletësh. Edhe komunat, kush më shumë e kush më pak, nga buxheti i tyre dhe ndihmat e donatorëve po mbështesin bletarinë. “Komuna e Gjilanit, këtë vit ka ndihmuar 66 bletarë të vegjël me 200 shtëpiza për bletë.

Gjithashtu, kjo komunë, në bashkëfinancim me Karitasin e Luksemburgut, ka mbështetur 30 bletarë nga fshatrat Kishnapole, Gadish dhe Sllakoc, me nga 5 shoqëri bletësh”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim të Komunës së Gjilanit.

Nga një projekt tjetër, ku Karitasi i Luksemburgut merr pjesë me 50 për qind, komuna me 12.5 për qind dhe vetë përfituesit me 12.5 për qind të tjera, deri në fund të muajit tetor të këtij viti, edhe 20 bletarë tjerë do të përfitojnë nga 10 shoqëri bletësh. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.