U mbajt panairi “Javët e Biznesit Kombëtar”

18:04 / 10.06.2012
Për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë qytetet është mbajtur panairi “Javët e Biznesit Kombëtar”, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës.

Disa kompani prodhuese nga vise të ndryshme të Kosovës, kanë ekspozuar paraditen e së dielës prodhimet e tyre në Shatërvan. Prodhuesit ofruan prodhime cilësore për konsumatorët gjatë këtij promovimi rajonal. Ky projekt me panaire do të mbahet në të gjitha trevat shqiptare, transmeton Kosovapress.

Përveç në Kosovë, prodhimet shqiptare do të promovohen edhe në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore e Mali të Zi.

Qëllimi i “Javëve të Biznesit Kombëtar” është zgjerimi rajonal dhe konsumimi nga shqiptarët i prodhimeve shqiptare.

Moto kryesore e projektit kombëtar “Javët e Biznesit Kombëtar”, është festo 100 vjetorin e pavarësisë me prodhime shqiptare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.