UBS shkurton 10 mijë vende pune

10:07 / 30.10.2012
Banka zvicerane UBS ka njoftuar se po shkurton 10 mijë vende pune në filialet e saj në mbarë botën, në një kohë kur po redukton investimet e saj në aktivitetet bankare. Shkurtimet do të bëhen në një periudhë 3-vjeçare dhe përbëjnë 16 për qind të forcës së punës të bankës që ka 64 mijë njësi.

UBS humbi 39 miliardë franga zvicerane gjatë krizës financiare dhe iu desh të ndihmohej nga autoritetet zvicerane. Shkurtimet synojnë të kursejnë 3.4 miliardë franga. Drejtori ekzekutiv i UBS, Sergio Ermotti deklaroi se “Ky vendim ka qenë shumë i vështirë, sidomos për një biznes si i yni që është në shërbim të njerëzve”.

“Disa reduktime do të rezultojnë nga ky shkurtim dhe ne do të marrim çdo masë të mundur për të lehtësuar efektin e tij në tërësi”, ka thënë Ermotti.

UBS, me bazë në Zyrih, do të fokusohet tek banka e saj private dhe një bankë më e vogël investimesh, duke kanalizuar shumicën e rrezikut që ishte përgjegjës për humbjet e saj.

Në një letër të përbashkët dërguar aksionerëve, presidenti Axel Webber dhe drejtori ekzekutiv Ermotti shprehen: “Ne nuk do të ndërmarrim më veprime të mëdha, nga të cilat nuk do të mund të nxjerrim fitimet”.

UBS njoftoi gjithashtu se po harton një seri planesh pasi raportoi për rezultatet e saj për tremujorin e tretë të vitit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.