Udhëheqësit e OEAK-së u takuan me Ambasadoren e SHBA-ve
Udhëheqësit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), përkatësisht presidenti i bordit, Eroll Belegu, dhe drejtori ekzekutiv, Arian Zeka patën një takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Shkëlqesinë e saj Tracy Ann Jacobson. Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në Kosovë, rreth politikave qeveritare, ku të dy palët ishin të mendimit që Qeveria e Kosovës të rris fokusin mbi çështjet ekonomike, krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për të bërë biznes, si parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Po ashtu, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Odës Ekonomike Amerikane dhe Ambasadës të SHBA në Prishtinë. /Telegrafi/