Udhëzim Administrativ për eksport-import të mbeturinave

15:00 / 10.08.2012
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejes për import, eksport dhe transit të mbeturinave në Kosovë.

Ministria e Mjedisit njofton se në bazë të këtij udhëzimi, rregullohen procedurat e mbikëqyrjes së qarkullimit ndërkufitar të mbeturinave në vendkalimet kufitare.

“Qarkullimi ndërkufitar i mbeturinave të parrezikshme e cila eksportohet, importohet dhe kalon transit nga Kosova duhet të posedojë lejen nga Ministria e Mjedisit. Këto ngarkesa duhet të shoqërohen me dokumentin për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave, të cilat mund të merren në ministri”, thuhet në një njoftimin për media të Ministrisë së Mjedisit.

Sipas njoftimit, ky udhëzim gjithashtu parasheh që çdo ngarkesë e mbeturinave të rrezikshme e cila eksportohet, importohet dhe kalon transit nga Kosova duhet të pajiset me dokumentin shoqërues, sipas legjislacionit të BE-së dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.