UNDP me projekt punësimi në Kosovë

13:42 / 7.09.2012
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar një publikim të ri në takimin e Bordit Ekzekutiv në selinë në Nju Jork, publikim ky që tregon arritjet transformuese të zhvillimit në vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Pjesa më e madhe e këtyre sukseseve janë të bazuara në politikat e reja inovative sociale që adresojnë nevojat e të varfërve dhe të margjinalizuarve në këtë rajon, përfshirë romët, të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe njerëzit me aftësi të kufizuar.

Publikimi ofron shembuj të gjallë të strategjive që synojnë avansimin e objektivave sociale, ekonomike dhe mjedisore. Si rezultat i këtyre strategjive shpeshherë inovative, UNDP – gjithmonë në partneritet me qeveritë, sektorin privat dhe shoqërinë civile – ka ndihmuar në krijimin e vendeve të punës, në plotësimin e nevojave të grupeve më të prekura, menaxhimin në mënyrë të përgjegjshme të mjedisit dhe në sigurimin për parandalimin dhe riaftësimin pas krizave dhe fatkeqësive.

Njëra nga storiet e publikuara është edhe ajo e projektit të punësimit (ALMP) të UNDP-së në Kosovë. Edhe fotoja e përzgjedhur për kopertinë është marrë nga po i njëjti projekt. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.