Universum në Panairin për studime jashtë vendit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley
Kolegji Universum vazhdon misionin e promovimit sa më të mirë të Kosovës në botë. Këtë herë, Kolegji Universum ka marrë pjesë në panairin për studime jashtë vendit të mbajtur javën e shkuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley ku morën pjesë mbi 120 universitete nga e gjithë bota duke prezantuar programet e tyre të studimeve për mesë 4,000 studentë.Universum në këtë panair prezantoi 4 programet verore për studentët amerikan si dhe bursat dhe programet tjera të studimit Bachelor dhe Master.
“Programet e Universumit dhe mundësia e studimit në Kosovë për 4-8 javë, 1 semester apo 1 vit ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek studentët amerikan dhe të tjerët të cilët studiojnë në Kaliforni. Jam befuar këndshëm me gjithë këtë interesim” tha Bajram Hoxha, student në Kaliforni i cili ka prezantuar Kolegjin Universum në mënyrë vullnetare në këtë panair.
Universum në strategjine e tij 2009-2014 ka paraparë që deri në vitin 2014 të ketë 100 studentë ndërkombëtar në vit të cilët studiojnë në një nga programet e shkurtëra apo semestrale në Universum. Kjo do të ndikoj shumë pozitivisht në ekonominë dhe promovimin e kulturës së Kosovës në botë. /Telegrafi/