VALA përzgjedhë 14 fituesit e lojës “Diaspora shpërblen”

Publikuar: 14:58 / 9.10.2013
VALA përzgjedhë 14 fituesit e lojës “Diaspora shpërblen”
0shares
komente

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), respektivisht VALA, ka përzgjedhur të mërkurën katërmbëdhjetë fituesit e shpërblimeve të para të lojës shpërblyese “Diaspora shpërblen”. Këtë lojë shpërblyese, VALA ka filluar ta organizojë që nga data 1 tetor për të gjithë konsumatorët e saj që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobil dhe këtë mundësi ata do ta kenë deri në fund të këtij viti.

 Përzgjedhja e fituesve bëhet nga sistemi operativ i PTK-së, ndërsa përzgjedhja, përkatësisht konfirmimi i fituesve është bërë me një transparencë të plotë nga një komision i themeluar në PTK, në të cilin ka marrë pjesë edhe një anëtar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese do të bëhet në baza javore dhe mujore.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese javore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta, ose, 20 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje. Ndërsa, për të marrë pjesë në lojën shpërblyese mujore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, ose, 40 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje.

Shpërblimet javore janë: Laptopë, tableta, telefona mobilë (smartphone) dhe telefona të thjeshtë, fotoaparate digjitale, HDD dhe pako të Vala-s, ndërsa, shpërblimi mujor është skuter ose udhëtim jashtë vendit.

Tërheqja e shpërblimeve për 14 fituesit e parë të kësaj loje do të bëhet me 16 tetor duke filluar nga ora 19:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë. /Telegrafi/

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.