Vala starton, Të lutem më thirr

16:34 / 3.09.2009

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe llojllojshmërinë e ofertave, Operatori mobil Vala prej të enjten ka startuar me shërbimin e ri “Më thirr” për të gjithë konsumatorët Prepaid.

Ky shërbim mundëson dërgimin e mesazhit “Të lutem më thirr” duke thirrur *141*44 numrithirres#, në rastet kur kredia juaj është e pamjaftueshme për të realizuar thirrje apo për të dërguar SMS.

Me këtë risi konsumatorëve tonë iu afrohet një mundësi më tepër e komunikimit përmes Valës.

Vala me këtë lansim të ri, vetëm sa ka lehtësuar komunikimin për të gjithë konsumatorët e vet, thuhet në një komunikatë të këtij operatori telefonik. Kryeshefi ekzekutiv i PTK sh.a, Shyqyri Haxha me këtë rast ka deklaruar se përkushtimin e tij personal si udhëheqës i PTK po e çon në vend duke realizuar të gjitha kërkesat e konsumatorëve.

“PTK po e vazhdon strategjinë e saj që të realizoj kërkesat e konsumatorëve, VALA tashmë ka rreth 1 milion konsumatorë të cilët po e vërejnë orientimin tonë kah ata duke iu ofruar shërbime të mira dhe me çmime më të lira në tregun e telefonisë mobile në vend. Realizimi i kërkesave të konsumatorëve po na shpërblehet duke na mundësuar kështu që të realizojmë dhe ta tejkalojmë biznes planin”, ka pohuar Haxha. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.